Një qytetar nga Prishtina ka ngritur padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit të hënën ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qyetarëve në vetëm 90 minuta gjatë ditës, vendim ky i cili ka hyrë në fuqi nga sot (15 prill), shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për padinë e ka bërë të ditur Jahir Morina, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas prishtinasit, Alban Krasniqi vendimet e qeverisë janë në kundërshtim me ligjin.
Ai thotë se nuk duhet të lejuar që fëmijët të jetojnë me një shtet ku siç thotë ai, me qindra zyrtarë ligjor nuk janë në gjendje të draftojnë një vendim të ligjshëm dhe kushtetues.
“Bashkë me Padinë është dorëzuar edhe kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Kësisoi i jepet mundësi gjyqësorit të rregullt që të vlerësoj nëse ka dyshime mbi kushtetutshmërinë dhe cështjen ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/