Prishtina është eliminuar nga Champions League.
Në sfidën kthyese, Prishtina humbi 1-3 në Fadil Vokrri nga Ferencvarosi, derisa ishte mposhtur 3-0 në takimin e parë.
Sido që të jetë, kampionit i Kosovës do të vazhdojë aventurën në Evropë, tani në garën e re të krijuar, në UEFA Conference League.
Bardhekaltërit do të takohen me humbësin e ndeshjes, mes kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomands dhe kampionët e Armenisë, Alashkert.
Kjo sfidë është paraparë të zhvillohet të martën më 20 korrik në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00. /Gazeta Sinjali Sporti/