Dukagjini nuk ka arritur të mbahet deri në fund në përballjen kundër Prishtinës.
Skuadra nga Klina ishte në epërsi, megjithatë këtë epërsi nuk e ruajti dot dhe në fund pësoi humbje 1:2.
Goli i parë në takimin e luajtur në Klinë u shënua nga Dallku, në minutën e 35’ të takimit. Me këtë gol u vendos edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Prishtina bëri diçka më mirë. Ata arritën ta gjenin golin në minutën e 60’ me anë të Mendurim Hotit.
Në minutën e 79’ Dukagjini mbeti me 10 lojtarë, pasi Basriu u ndëshkua me karton të kuq. Po atëherë, Prishtina shënoi nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Besnik Krasniqit dhe kësisoj me këtë gol arriti të arkëtonte edhe tri pikët e kësaj xhiroje.
Prishtina kështu merr fitoren e parë të sezonit, dhe shkon në kuotën e pesë pikëve, pas dy humbjeve, dy barazimeve dhe kësaj fitore.
Dukagjini në anën tjetër mbetet akoma pa fitore, në kuotën e dy pikëve. /Gazeta Sinjali Sporti/