Kampioni i Kosovës në futboll, KF Prishtina e ka mposhtur SS Folgore në kuadër të ndeshjes së parë të parakualifikimeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Me golat e Endrit Krasniqit dhe Mendurim Hotit, bardhekaltërit kaluan tutje në finale të parakualifikimeve.
Kryeqytetasit do përballen me skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes.
Ekipi i Interit e mposhti HB Torshavn me rezultat minimal 1-0 dhe siguroi finalen ndaj Prishtinës.
Në stadiumin “Elbasan Arena” me 25 qershor e premte do luhet kjo ndeshje, ku do të filloj në ora 20:00. /Gazeta Sinjali Sporti/