Sonte fillon gara atraktive dhe interesante e Ballkan Ligës, aty ku luajnë disa prej skuadrave më të mira të rajonit teksa këtë sezon pjesëmarrëse pas 4 viteve mungesë do të jetë edhe Sigal Prishtina, skuadër kjo e cila në të kaluarën ka fituar dy herë këtë kompeticion.
Prishtina sonte nis aventurën e saj ballkanike me një ndeshje ndaj skuadrës e cila u pozicionua sezonin e kaluar në vendin e pestë të Superligës bullgare, Akademikut të Plovdivit. Kjo ndeshje zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 teksa nga “Pallati i Rinisë dhe Sporteve”.
Sigal Prishtina këtë sezon në Superligë e ka nisur me 3 fitore dhe 2 disfata, teksa nga ana tjetër skuadra nga Plodvivi në divizionin elitar bullgar ka marrë 1 humbje në ndeshjen debutuese të luajtur në vikendin që lamë pas.
Plovdivi vjen në Ballkan Ligë pas eliminimit nga Iraklis në FIBA Europe Cup. Dy skuadrat bëjnë pjesë në Grupin B së bashku me Ironi Nahariya, TFT Skopje, Beroe dhe Ibar Rozaje. /Gazeta Sinjali Sporti/