Prishtina ka mposhtur me rezultat minimal Dritën në “Fadil Vokrri”.
Mbrojtësi i djathtë, Armend Thaçi, ka shënuar për 1-0 në minutën e 82-të, për ta kaluar Prishtinën në epërsi kundër Dritës.
Në fakt goli i Thaçit ishte goli i vetëm i takimit duke i dhuruar tri pikë Prishtinës, pas një serie jo të mirë të rezultateve./Gazeta Sinjali/