image Prishtina reagon pas thashethemeve se Bekteshi do largohet

Futboll

Prishtina reagon pas thashethemeve se Bekteshi do largohet

news image

Klubi kosovar Prishtina ka reaguar rreth lajmit për largimin e qendërmbrojtësit, Leotrim Bekteshi, i cili u flit se do largohet.

Nëpër mediat vendore ishte raportuar se futbollisti për arsye familjare është larguar nga FC Prishtina, për ta vazhduar jetën në Norvegji.

Megjithatë, klubi “bardhekaltër” përmes faqes së saj zyrtare ka thënë se Bekteshi është momentalisht në Norvegji për çështje dokumentacioni dhe shpejt do t’i bashkohet skuadrës.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Bekteshi nuk u largua, mirëpo po qëndron në Norvegji për çështje dokumentacioni

Prishtinë – 7 shtator 2021, Klubi i futbollit Prishtina dhe futbollisti jonë Leotrim Bekteshi dëshirojnë të njoftojnë opinionin sportdashës të qytetit të Prishtinës dhe më gjerë që lajmi i cili rrjedhi sot në portalet dhe mediumet tona që kinse futbollisti Leotrim Bekteshi u largua nga Prishtina përfundimisht për tu bashkuar me familje në Norvegji, me keqardhje dhe respekt ndaj mediumeve përkatëse për lajmin e shpërndarë gabimisht, na duhet të ju njoftojmë që futbollisti Bekteshi po qëndron prej disa ditësh në Norvegji me lejen e klubit FC Prishtina, me shkas të rregullimit të dokumentacionit në shtetin përkatës ngase bashkëshortja dhe fëmiu i Bekteshit zotërojnë dokumentacionin e shtetit norvegjez, me qëllim të bashkëjetesës familjare në të ardhmen Bekteshi ka vijuar procedurat e nevojshme për shtetësi norvegjeze dhe po pret momentin e përfundimit e kësaj procedure për tu rikthyer menjëhere pranë shokëve të ekipit, stafit, tifozëve dhe drejtuesëve të klubit për të “luftuar” sportivisht për qëllimin madhor në 100 vjetorin e klubit.

Më poshtë ju sjellim edhe deklaratën e futbollistit Leotrim Bekteshi dhënë faqes së së klubit prishtinafc.com si vijon:

“Më është dashur që të vi në Norvegji me patjetër për rregullimin e disa dokumentave,  procedurë kjo që nuk kishte zgjidhje tjeter. Unë do të kthehem përsëri shumë shpejtë te ekipi im që ti ndimoj shokëve, stafit, drejtuesëve dhe tifozëve në arritjen e objektivave të përbashkëta që i kemi.

Dua të falenderoj klubin që më ka mundësuar që të vi për një kohë të shkurtër në shtetin norvegjez dhe të kthehem pastaj sa me parë që të jetë e mundur”.

/Gazeta Sinjali Sporti/