image Prishtina proteston me foto pas vendimit të FFK-së

Futboll

Prishtina proteston me foto pas vendimit të FFK-së

news image

FC Prishtina ka ironizuar me një foto përpara fillimit të ndeshjes ndaj Ferizajit.

Në xhiron e kaluar, Prishtina u mposht nga Dukagjini me rezultatin 1:0, pas një autogoli të Mërgim Pefqelit.

Ajo ndeshje u përcoll me shumë reagime, pasi gjyqtari Mentor Ajeti e kishte pranuar autogolin e Pefqelit, ani pse e kishte ndalur lojën pasi kishte parë ndërhyrje të palejuar në zonë nga futbollistët e Dukagjinit.

Në shenjë revolte, futbollistët e Prishtinës reaguan me gjeste në fytyrë, duke ironizuar me vendimin e komisionit, të cilin e kishin marrë si të pabazuar ankesën e klubit kryeqytetas për riluajtjen e ndeshjes.

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë gjithandej”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.

/GazetaSinjaliSport/