Prishtina është komuna që ka më së shumti raste aktive me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një tabele të IKShPK-së, në kryeqytet janë 300 raste aktive, ndërsa komuna e dytë është Gjilani me 285 raste aktive me koronavirus.
Në të gjithë vendin janë 3 mijë e 883 raste aktive, ndërsa vetëm sot u shënuan 101 raste të reja dhe 1 vdekje.
Gjatë 24 orëve u testuan mbi 1 mijë persona dhe u vaksinuan 196 qytetarë.