image Prishtina pëson disfatë pas pesë fitoreve në Ligën Ballkanike

Basketboll

Prishtina pëson disfatë pas pesë fitoreve në Ligën Ballkanike

news image

Sot me fillim nga ora 17:00, Ibri nga Rozhaja dhe Prishtina u përballen mes vete në kuadër të Grupit B të Ligës Ballkanike të basketbollit.

Më e mirë sot u tregua skuadra rozhajase, e cila e fitoi këtë takim me rezultat 87-83.

Rezultati mes skuadrave përgjatë gjithë ndeshjes ishte i ngushtë dhe fituesi nuk u vendos deri në çastet e fundit. Çereku i parë përfundoi 19-25, i dyti 26-21, i treti 20-22, e i fundit 24-15, për ta dhënë kështu përfundimtaren 87-83.

Vasilije Knezevic me 26 pikë, 18 kërcime e 3 asistime ishte fantastik te Ibri sonte, ndërkohë që te Prishtina më i dalluari ishte Kenny Brown me 32 pikë, 4 asistime 3 kërcime.

Humbja e pësuar sonte ishte e para për Prishtinën pas 5 fitoreve radhazi në BIBL këtë sezon, ndërkohë që kujtojmë që në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Prishtinë, Prishtina kishte fituar me rezultat 110-85.

Për momentin, (me dy ndeshje më shumë të luajtura se Prishtina) grupit B në BIBL i prin Academic Plovdivi me 15 pikë, Prishtina në vendin e dytë ka 13 pikë, Shkupi e Beroe janë në pozitat 3 e 4 me nga 12 pikë, Ibri është i parafundit me 11 pikë, kurse në fund ndodhet Ironi me 9 pikë gjithsej. /Gazeta Sinjali Sporti/