Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e parë në Balkan League nga BC Akademik Plovdiv, shkruan Sinjali Sport.
Bardhekaltërit humbën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 85:94.
Vetëm periudhën e parë e fituan vendasit, pasi në tre çerekët e tjerë mysafirët u treguan shumë më të mirë.
Basketbollistët më të dalluar te bullgarët ishin Tomislav Minkov me 26 pikë dhe Vasil Bachev me 15 sosh.
Te Prishtina më të mirët ishin, Dachon Burke me 26 poena dhe Lejson Zeqiri me 21 sosh.
Kjo ishte ndeshja e parë për kryeqytetasit e Kosovës në ligën ballkanike për këtë edicion.