Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës, Prishtina e nisi stinorin pranveror me disfatë nga Malisheva, shkruan Sinjali Sport.
Malisheva si nikoqire e Prishtinës në kuadër të xhiros së 19-të, arriti fitore me rezultat të pastër 2-1.
Ish futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli e realizoi golin e parë në këtë takim për vendasit në minutën e 75-të.
Ilir Mustafa në kohën shtesë e dyfishoi epërsinë e Malishevës, në këtë fitore të rëndësishme.
Besnik Krasniqi në minutën e 96-të nga pika e bardhë realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Skuadra e promovuar në elitë këtë edicion, Malisheva me këtë fitore arkëtoi 22 pikë në pozitën e shtatë e që synim ka mbetjen në Superligë.
Skuadra nga kryeqyteti këtë sezon gjendet në vendin e pestë me 24 pikë, ku janë 13 pikë larg kreut.
Bardhekaltërit janë një nga skuadrat që ka pësuar më së shumti ndryshime këtë sezon, nga largimi i trajnerit, zëvendësimi i tij, e deri të largimet e prurjet e shumta të futbollistëve. /Gazeta Sinjali Sporti/