image Prishtina pëson disfatë nga Groniku i Polonisë në ndeshjen parapërgatitëse për stinorin pranveror

Futboll

Prishtina pëson disfatë nga Groniku i Polonisë në ndeshjen parapërgatitëse për stinorin pranveror

news image

FC Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra polake Gronik e Polonisë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e tretë miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë, në kuadër të fazës përgatitore.

Trajneri Abdulah Ibrakoviq në këtë sfidë kryesisht inkuadroi në lojë futbollistë të rinj në moshë, të cilët nuk e patën rastin edhe aq shumë të paraqiten në dy ndeshjet e para ndaj Chernomoresti Odesas të Ukrainës dhe Atyraut nga Kazakistani.

Me futbollistë të rinj u paraqit edhe kundërshtarët polak, Groniku.

Groniku që në minutën e parë kaluan në avantazh (0:1) me një gol të realizuar nga Michal Mak.

Pjesa e dytë filloi e qetë, teksa polakët në minutën e 56-të edhe një herë realizuan, kësaj radhe nga një penallti e akorduar nga gjyqtari.

I saktë nga 11 metra ishte sërish Michal Mak, i cili realizoi në portën e Eglant Haxhos.

Pas shumë rasteve të humbura, Prishtina e gjeti golin në minutën e 85-të nëpërmjet Agim Zekës, i cili pas një depërtimi të bukur nga e djathta, realizoi gol të bukur nga distanca rreth 20 metra për rezultatin përfundimtar, Prishtina – Gronik (1:2).

Prishtina ndeshjen e radhës miqësore e zhvillon më 29 janar ndaj Alanya Vladikavkazut të Rusisë. /Gazeta Sinjali Sporti/