image Prishtina përforcohet me një super portier

Futboll

Prishtina përforcohet me një super portier

news image

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e portierit Ardit Nika.

Nika më parë ishte pjesë e Flamurtarit, shkruan Sinjali Sportiv.

23 vjeçari ishte edhe më parë portier i skuadrës së Prishtinës, kurse tani pas dy vitesh është rikthyer.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Portieri Ardit Nika nga Flamurtari në Prishtinë“Në Prishtinë për ambicie më të larta”Prishtinë, 6 janar 2021 – Portieri 191 cm i gjatë, Ardit Nika, më 12 janar mbush 23, rikthehet në Prishtinë pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit në skuadrën e Prishtinës në të cilën kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17. “Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”.

/Sinjali Sportiv/