image Prishtina nis mbjelljen e një milion luleve sezonale

Kosovë

Komuna/ Prishtina nis mbjelljen e një milion luleve sezonale

news image

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur mbjelljen e lileve sezonale.

Kjo u bë e ditur nga një postim i komunës në Facebook.

“1 milion lule sezonale do të mbillen sivjet në Prishtinë për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen. Falënderojmë të gjitha ekipet e ndërmarrjes Hortikultura për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

Komuna shton se “neve na mbetet që të kujdesemi që të mos i dëmtojmë, t’i mbajmë pastër që të kemi ambient të shëndoshë rreth nesh. Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë pranverën e bukur në Prishtinë”./Gazeta Sinjali/