Kampioni i Kosovës, Prishtina, nëse kualifikohet në rrethin e parë të Ligën e Kampionëve, gjithsesi do të ketë rival të vështirë, transmeton Sinjali Sport.
Nëse Prishtina kualifikohet ndeshet me skuadrën e njohur hungareze Ferencvarosh, ku luan edhe shqiptari Myrto Uzuni.
Fituesi i turneut preliminar (Folgore – Prishtina/HB – Inter) do të takohet me skuadrën hungareze Ferencvarosi.
Prishtina së pari duhet t’i kalojë pengesat në parakualifikuese para se të mendoj për Ferencvarosin. /Gazeta Sinjali Sporti/