image Prishtina në mungesë të 40 punëtorëve shëndetësorë

Shëndetësi

Prishtina në mungesë të 40 punëtorëve shëndetësorë

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se shpreson që vitin e ardhshëm të ketë rritje të buxhetit në shëndetësi.

“Për këtë vit buxheti i shëndetësisë është i përfunduar sepse ka qenë i planifikuar vitin e kaluar. Mirëpo për vitin tjetër shpresojmë se do të kemi rritje të buxhetit” ka thënë ai.

Sipas Gashit, ka mungesë të stafit, diku rreth 40 punëtorë shëndetësorë. Megjithatë ai ka apeluar që në muajt në vazhdim të ketë rekrutim të punëtorëve shëndetësorë.

“Realisht me vite punojmë me numër të vogël të stafit dhe në mungesë të tyre. Aktualisht i kemi minus 40 punëtorë shëndetësorë në vitin 2020 të cilët nuk kemi arritur t’i rikthejmë, por që po ia dalim, mirëpo shpresojmë që në muajt në vazhdim të kemi rekrutim të punëtorëve shëndetësor”, shtoi Gashi.

Ndër të tjerash, ai tha se në 34 institucione shëndetësore vazhdojnë të ofrojnë të gjitha shërbime për qytetarë të cilat kanë qenë para pandemisë, duke respektuar masat.

Gashi po ashtu javët në vazhdim do të ketë aplikim të vizitave me termin sepse janë siguruar 20 numra pa pagesë.

“Javët në vazhdim do të kemi aplikimin e vizitave me termin sepse kemi siguruar 20 numra pa pagesë dhe ky do të jetë një lajm i mirë për qytetarët”, ka deklaruar ai për EO.

Gashi gjithashtu tha se në momentin që do të bëhen publike numrat dhe qendrat sesi do të funksionojnë, qytetarët të përgatiten sepse shumë shpejt do të fillojnë vizitat me termin dhe asnjë shërbim tjetër përpos rasteve emergjente nuk do të merret pa kontaktuar numrat e QKMF-së./GazetaSinjali/