image Prishtina në karantinë, policia nuk i lejon të hyjnë veturat që s’kanë leje qarkullimi

Kosovë

Pandemia/ Prishtina në karantinë, policia nuk i lejon të hyjnë veturat që s’kanë leje qarkullimi

news image

Policia ka bllokuar të gjitha hyrje- daljet në Prishtinë dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për karantinë po zbatohet pasi që të gjithë personat që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë policia po i verifikon nëse janë banorë të kryeqytetit.

Gjithashtu shoferët të cilët nuk janë te pajisur me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të Policisë janë shkaktuar edhe kolona.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur nga dita e djeshme që Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e pandemisë.

Ky vendim është nxjerrë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin./ Gazeta Sinjali/