Skuadra e Prishtinës ka triumfuar ndaj Dukagjinit në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës me rezultat përfundimtar 2:0.
Meriton Korenica shënoi golin e parë për Prishtinën në minutën e shtatë të lojës, ndërsa golin e dytë e shënoi Leonit Abazi në minutën e 51-të.
Pas kësaj ndeshje, Prishtina ka 10 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e fundit me një pikë./Gazeta Sinjali/