image Prishtina mposhti Trepçën dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës te femrat

Basketboll

Prishtina mposhti Trepçën dhe kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës te femrat

news image

Prishtina është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave.

Skuadra prishtinase ka shënuar fitore ndaj Trepçës me shifrat 86:50 (19:17, 29:7, 20:13, 18:13), në gjysmëfinalen e zhvilluar në kryeqytet.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar dhe çereku i parë u karakterizua si shumë i barabartë, ku herë njëra dhe herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, pa arritur shkëputjen dhe kjo pjesë përfundoi 19:17.

Vendaset vazhduan fuqishëm në periudhën e dytë, me një seri të jashtëzakonshme, 27:0, ku mysafiret nuk shënuan për tetë minuta, ndërsa rezultati ishte i lartë 46:17, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 48:24.

Prishtinaset e shtuan epërsinë edhe më shumë në periodën e tretë, ku më e larta ishte 32 pikë, 61:29, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 68:37. Dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me fituesin që tashmë dihej dhe Prishtina triumfon me shifrat 86:50.

Te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 12 pikë e dhjetë kërcime dhe Djellza Dekaj me 16 pikë e pesë kërcime, kurse te mitrovicaset u dallua Tasharra Jeffries me 36 pikë e tetë kërcime.

Prishtina në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi, që zhvillohet të mërkurën nga ora 14:00.

Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 15:00. /Gazeta Sinjali Sporti/