image Prishtina mposhtet nga Ferencvarosi, por shpreson në ndeshjen e kthimit

Futboll

Prishtina mposhtet nga Ferencvarosi, por shpreson në ndeshjen e kthimit

news image

Kampioni i Kosovës FC Prishtina sot zhvilloi sfidën kualifikuese për në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvarosit, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni hungarez triumfoi me rezultat të pastër 3-0.

Përkundër humbjes, Prishtina bëri një paraqitje të mirë, pasi deri në minutën e 71-të nuk pësoi gol.

Hungarezët e mbyllën ndeshjen për shtatë minuta, duke i realizuar tre golat me anë të Nguen, Mmaee dhe Blazic.

“Bardhekaltërit” në këtë fazë arritën pas dy fitoreve në raundin parakualifikues që i zhvilloi në Elbasan, ndërsa kampioni hungarez luajti ndeshjen e parë kualifikuese për këtë vit.

Në stadiumin “Groupama Arena” të Budapestit u zhvilluar ky takim.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 13 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. /Gazeta Sinjali Sporti/