Prishtina është përballur me Shkëndijën në miqësore parapërgatitëse për ndeshjet kualifikuese për garat evropiane, transmeton Sinjali Sport.
Kampionia e Superligës së Kosovës, Prishtina e mposhti kampionen e Maqedonisë së Veriut, me rezultat të pastër 2-0.
Debutuesi Xhevdet Shabani realizoi që të dy golat për “bardhëekaltërit”, duke e vazhduar formën e lartë që e la te Drita.
Ky takim u zhvillua në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/