image Prishtina mëson dy nga tre kundërshtarët e mundshëm për kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Futboll

Prishtina mëson dy nga tre kundërshtarët e mundshëm për kualifikimet e Ligës së Kampionëve

news image

Prishtina ka arritur që për herë të pestë që nga pranimi i Kosovës në UEFA të siguroj daljen në Evropë. Por, kjo do të jetë hera e parë që kryeqytetasit do ta përfaqësoj vendin në ligën më prestigjioze të futbollit evropian, atë të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Formati i këtij kompeticioni dallon nga ai i Ligës së Evropës, ku skuadra garoi për katër vite rresht.

Më 22 qershor në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn, zhvillohen nga një ndeshje gjysmëfinale të raundit preliminar, kurse pas tre ditësh, më 25 qershor zhvillohet finalja, fituesja e së cilës kualifikohet në raundin e parë.

Shorti i raundit preliminar, aty nga ku Prishtina e nis misionin, hedhet me 8 qershor. Kurse i raundit të parë me 15 qershor dhe i raundit të dytë me 16 qershor.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani janë kampionët e Kosovës, Prishtina, e Ishujve Faroe e cila u shpall në vitin 2020, skuadra më e njohur e këtij vendi, HB Havnar Boltfelag nga Torshavn dhe ajo e Andorrës, Inter Club nga d’Escaldes. Ndërkohë, kampioni i San Marinos përcaktohet në duelin e tyre direkt këtë të shtunë ndërmjet La Fiorita dhe Folgore.

Prishtina asnjëherë nuk është ndeshur me këto skuadra, kurse me koeficient është bartëse së bashku me HB me nga 2.250 pikë, ndryshe nga Inter me 1.500. Po ashtu koeficientin e ulët e kanë edhe skuadrat nga San Marino.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, tani me formimin e Ligës së Konferencës, eliminuesit e Ligës së kampionëve në raundin preliminar dhe atë të parë vazhdojnë garat në këtë turne të ri, kurse nga raundi i dytë garat i vazhdojnë në Ligën e Evropës.

Ndërsa çdo skuadër e eliminuar nga Liga e Evropës, deri pas përfundimit të garave nëpër grupe, dhe në raundin kualifikues paraprak, vazhdon garat në Konferencë.

/Gazeta Sinjali Sporti/