image Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

news image

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19, ku aktualisht janë 2 mijë e 426 raste.

Pas Prishtinës, Prizreni renditet i dyti me 995 raste aktive, pastaj Fushë-Kosova me 865, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive është 11 mijë e 862. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 mijë e 183.

Deri tani nga COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 889 persona./Gazeta Sinjali/