Skuadra e Prishtinës përmes një deklarate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale ka lajmëruar se është kundër anulimit të sezoni.
Klubi nga kryeqyteti ka kërkuar që futbolli të iu rikthehet fushave të blerta, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Prishtinës, ata e kanë të sigurt kualifikimin në garat evropiane nëse mbyllet apo anulohet sezoni.
Këtë e arsyetoi me dy argumente. Ata pretendojnë se me rregullat e FFK-së, ata do të përmbyllnin sezonin në pozitën e tretë para Gjilanit edhe pse kanë pikë të barabarta. Kjo sipas tyre për shkak të ndeshjeve ndërmjet vete.
Pastaj, nëse kampionati anulohet pa kampion, Prishtina ka publikuar një statistike ku tregon që Prishtina ka konficientin më të mirë nga të gjitha skuadrat për t’u kualifikuar në garat evropiane
Prishtina ka bërë apel te skuadrat tjera që të bëjnë trysni për rifillimin e sezonit./Gazeta Sinjali/