image Prishtina i kthen sytë kah të rinjtë, shumë debutime këtë sezon

Futboll

Superliga/ Prishtina i kthen sytë kah të rinjtë, shumë debutime këtë sezon

news image

Prishtina të hënën arriti ta mposhtte Flamurtarin në kryeqytet me rezultat 2:0.

Në këtë ndeshje debutoi në Superligë edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili më parë kishte edhe një paraqitje në Ligën e Evropës.

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium and outdoor

Zyba është një nga tre talentët që këtë edicion kanë debutuar te Prishtina, pasi më parë Trimror Selimi dhe Max Rugova kanë pasur minuta në fushë.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor

Një lidhe e mirë e trajnerit Armend Dallku me ndihëmsin e tij që është edhe drejtor i shkollës, Artan Luzin.

Prej ardhjes së këtij të fundit shkolla e futbollit ka filluar të rifunksionalizohet dhe po punohet me një numër të konsiderueshëm fëmijësh.

Tani për debutim mund të jetë radha e Armend Gashit, i cili po ashtu shihet si talent i madh te Prishtina.

Prishtina dikur ka qenë klubi që ka prodhuar më së shumti talentë, ku emra nga ky klub tanimë kanë prekur edhe Evropën.