Skuadra e Prishtinës ka fituar lehtësisht ndaj Llapit (4-1), në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 25-të me anë të Endrit Krasniqit. Në minutën e 32-të kryeqytetasit arritën të shënonin edhe golin e dytë në këtë sfidë, kur kësaj radhe e realizoi Ahmet Haliti.
Me të filluar pjesa e dytë Ahmed Januzi shënoi golin e tretë, si dhe golin e fitores e shënoi në minutën e 70-të, Armend Thaqi.
Vendasit arritën ta shënonin vetëm një gol 15 minuta para përfundimit të ndeshjes, të cilin e shënoi Kastriot Selmani./Gazeta Sinjali/