Skuadra e Prishtinës ka triufmuar bindshëm në ndeshjen ndaj Vushtrrisë me rezultat përfundimtar 4:1.
Golat për skuadrën Prishtinës i shënuan futbollistët: Endrit Krasniqi, Egryn Ahmeti dhe Otto John (dy herë). Teksa, golin e vetëm për skuadrën e Vushtrrisë e shënoi Drilon Fazliu.
Kësisoji me këtë fitore, skuadra e Prishtinës e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës./Gazeta Sinjali/