image Prishtina fiton ndaj Connah’s Quay, pranë kualifikimit

Futboll

Prishtina fiton ndaj Connah’s Quay, pranë kualifikimit

news image

Kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina zhvilloi ndeshjen e parë të kualifikimeve në Conference League, shkruan Sinjali Sport.

Bardhekaltërit triumfuan ndaj Connah’s Quay me rezultat 4-1.

Dominimi i kryeqytetasve të Kosovës ishte i dukshëm, ku përpos tre golave kishte mundësi të shënonte edhe më shumë.

Leotrim Bekteshi realizoi golin e parë, në minutën e 41-të, pas krosimit të Xhevdet Shabanit.

Otto John e ka realizuar dy gola, të parin në minutën e 52-të, ndërsa në kohën shtesë në min 93′ golin e fundit.

Më pas mysafirët barazuan përmes gjuajtës së lirë nga Tom Moore.

Pastaj nuk vonoi shumë Endrit Krasniqi e rriti epërsinë e vendasve me golin e min 78.

Përballja mes kampionëve të shteteve përkatëse u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas nëntë ditëve në Uells dhe mësohet skuadra që shkon tutje, pas kësaj ndeshje. /Gazeta Sinjali Sporti/