Prishtina ka luajtur kundër Ferencvarosit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Bardhekaltërit u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-3 nga hungarezët.
Mendurim Hoti ka shënuar golin e nderit te vendasit në minutën e 67-të.
Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni realizoi të tre golat për mysafirët, duke pasur rol kyç në këtë fitore.
Klubi i Hungarisë fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 3-0. /Gazeta Sinjali Sporti/