Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të mërkurën (sot), bardhekaltërit kanë triumfuar në shtëpi ndaj skuadrës së Dritës me rezultatin 105:53.
Për vendasit, kjo ishte fitorja e katërt këtë edicion ndërsa Drita regjistroi disfatën e tetë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.
Meriton Ismaili ishte më i dalluari te Prishtina me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Dachon Burke (16), Jetmir Zeqiri (15) e Muhamedali Janjeva (14).
Te Drita, vetëm dy basketbollistë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Marcus Meuers ishte më efikasi më 19 pikë të shënuara, ndërsa Isiah Johnson shtoi 11 sosh që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e thellë. /Gazeta Sinjali Sporti/