Skuadra e Prishtinës me fitoren në udhëtim ndaj Gjilanit edhe matematikisht shpallet kampione e Superligës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Kryeqytetasit fituan me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit në “Stadiumin e Qytetit”.
Golat nga Gledi Mici dhe Qëndrim Zyba ia mundësuan “bardhekaltërve” kurorëzimin me titull të ligës për herë të parë pas tetë vitesh.
Në anën tjetër në Superligën e Kosovës u zhvilluan edhe takimet tjera.
Drita e mposhti Drenicën me rezultat 0-3 si mysafire.
Ballkani si nikoqir e demoloi Trepçën’89 me rezultat 4-2, duke e dërguar në zonën e kuqe përsëri skuadrën mitrovicase.
Arbëria arriti një fitore të rëndësishme, duke fituar me rezultat 3-2 ndaj Llapit.
Feronikeli e mposhti outsajderin e ligës Besën me rezultat 3-1.
Pas këtyre rezultateve, Prishtina u shpall
kampion, Drita dhe Ballkani luftojnë për pozitën e dytë në xhiron e fundit.
Trepça’89, Arbëria, Feronikeli, Drenica dhe Llapi luftojnë për mbijetesë, ku në xhiron e fundit do të kuptohet çdo gjë. /Gazeta Sinjali Sporti/