image Prishtina e heshtur, qytetarët respektojnë orën policore

Kosovë

Prishtina e heshtur, qytetarët respektojnë orën policore

news image

Prishtina e cila njihet për tollovi në trafik, kafene të mbushura plot e mungesë parkingjesh, tashmë është shndërruar në një qytet fantazmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Masat e reja kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19 kanë ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës në këtë komunë, e cila bashkë me nëntë komuna të tjera ndodhen në zonën e kuqe dhe ora policore fillon në orën 19:00 e mbaron të nesërmen në orën 05:00.

Sheshet e kryeqytetit këtë të shtunë duken të zbrazura pak pas fillimit të orës policore, e njëjtë edhe rrugët e qytetit.

Kufizim të lëvizjes për qytetarët e Komunës së Prishtinës do të ketë deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit. Orar i njëjtë do të jetë edhe për kufizimin e hyrje-daljeve brenda territorit të kësaj komune./Gazeta Sinjali/