Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Drenicës me rezultat 3 me 1, në kuadër të Superligës së Kosovës.
Prishtina shënoi gol qysh në minutën e 12-të të ndeshjes me anë të Otto John, transmeton Gazeta Sinjali.
Golin e dytë për Prishtinën e shënoi Ergyn Ahmeti në minutën e 30-të të ndeshjes, ku me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan nga një gol. Fillimisht autogol në minutën e 52-të shënoi Edmond Turku.
Drenica u lëshua në sulm duke krijuar disa raste, por goli i Coulibalyt erdhi vonë, pas një aksioni të bukur individual në minut e 81-të.
Me këtë fitore Prishtina ka 37 pikë, aq sa Ballkani dhe Drita./Gazeta Sinjali/