Prishtina e ka mposhtur Trepçën 89 me rezultat 4-2, në ndeshjen e zhvilluar sot, me fillim nga ora 13-00.
Golat për Prishtinën i shënuan Lilaj, Kryeziu, Krasniqi dhe Makenda, shkruan Sinjali Sporti.
Ndërsa per Trepçën 89, golat u shënuan nga Bismark dhe Muja.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Prishtinën, për të mos mbetur prapa në “luftën” për titull.