image Prishtina dhe Drenica ndahen me barazim

Futboll

Sport/ Prishtina dhe Drenica ndahen me barazim

news image

Prishtina dhe Drenica janë ndarë me barazim në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja ekipet, ndërsa në pjesën e dytë prishtinasit e shtuan presionin ndaj mysafirëve.

Pavarësisht rasteve që vendasit kishin për të shënuar, kjo ndeshje u mbyll pa gola.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet në pozitën e 6 me 14 pikë, ndërsa Drenica zë vendin e 8 me 10 pikë./Gazeta Sinjali/