Prishtina dhe Drenica janë ndarë me barazim në ndeshjen e mbetur të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja ekipet, ndërsa në pjesën e dytë prishtinasit e shtuan presionin ndaj mysafirëve.
Pavarësisht rasteve që vendasit kishin për të shënuar, kjo ndeshje u mbyll pa gola.
Prishtina pas këtij barazimi mbetet në pozitën e 6 me 14 pikë, ndërsa Drenica zë vendin e 8 me 10 pikë./Gazeta Sinjali/