Leotrim Bekteshi nuk është më pjesë e klubit futbollistik, Prishtina, përcjellë Sinjali Sport.
Bekteshi është një ndër futbollistët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në skuadrën kampione në fuqi.
Ai me bardhekaltërit në tri vite e gjysmë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.
Bekteshi, i cili në shumë ndeshje e ka bartur edhe shiritin e kapitenit, ka edhe trofe individuale si futbollist i Prishtinës derisa është përfshirë edhe në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës për edicionin e fundit.
Bekteshi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e ngushtë në Norvegji.
Stafi i FC Prishtina e falënderon nga zemra Leon për mundin dhe djersën e derdhur për fanellën kryeqytetase.