Prishtina ka arritur fitore të lehtë në udhëtim ndaj Ulpianës, raporton Sinjali Sport.
Bardhekaltërit triumfuan bindshëm ndaj skuadrës nga Lipjani me rezultat 3-0.
Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë në fushë dhe në fund mori tri pikët.
Mysafirët i shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.
Kryeziu shënoi golin e parë në minutën e 34’ dhe të tretin në atë të 85’, derisa golin e dytë e realizoi Krasniqi në minutën e 57’.
Me këtë fitore, Prishtina është ngjitur në pozitën e katërt me 24 pikë