Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) i ka dhënë hua një shumë prej 10 milionë eurosh komunës së Prishtinës për përmirësimin e sistemit të transportit urban.
Huaja do t’i dorëzohet Trafikut Urban, kompanisë komunale të transportit për financimin e blerjes së 30 autobusëve, prej të cilëve gjashtë do të jenë elektrikë
“Projekti do të ofrojë teknologjinë e autobusëve elektrikë në Kosovë për të parën herë…” – shkruan faqja e BERZh-it.
Edhe në vitin 2016, Prishtina i kishte marrë 10 milionë euro investim për blerjen e 51 autobusëve të rinj dizell.