image Prishtina barazon para fundit të pjesës së parë

Futboll

Prishtina barazon para fundit të pjesës së parë

news image

Kampionia e Kosovës, Prishtina vazhdon të luajë në garat kualifikuese të Conference League, transmeton Sinjali Sport.

Bardhekaltërit ndeshjen e parë në këtë rreth po e luajnë si vendas në “Fadil Vokrri” ndaj Bodo/Glimt.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

Mysfirët nga Norvegjia kaluan të parët në epërsi me anë të Patrick Berg (11’).

Kryeqytetasit barazuan në fund të pjesës së parë përmes Oto John, që e konkretizoi me gol gabimin e portierit (44’). /GazetaSinjaliSporti/