Sigal Prishtina ka arritur fitoren e tretë rresht në Ligën Ballkanike, shkruan Sinjali Sport.
Bardhekaltërit mposhtën skuadrën shkupjane KK TFT me rezultat 80:73.
Në Pallatin e Rinisë ekipi kosovar triumfoi në ndeshjen e katërt këtë sezon të Ballkan League.
Në këto katër përballje Prishtina ka tri fitore dhe një humbje duke u renditur në vendin e parë në grupin B.