image Prishet vetura e nuses, polici e dërgon me veturën e tij

Botë

Prishet vetura e nuses, polici e dërgon me veturën e tij

news image

Në ditën e dasmës, vetura e modelit të vjetër e la në rrugë një nuse e cila po shkonte në kishë, por në ndihmë i doli një polic, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të shkuar deri në kishë, Lydia Evans-Hughes, 29 vjeçare u dërgua me veturën e policisë, pasi vetura e saj u prish në autostradën A55, afër Chester-it në Britani, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.

Megjithatë, nusja nuk mbeti pa zgjidhje pasi që në vendin e ngjarjes arriti një veturë e policisë, ku polici Matt Geddes i ndihmoi që gruaja me fustan të bardhë të shkonte me kohë në kishë në ditën e dasmës së saj.

Më pas, dhëndri dhe nusja e kurorëzuan dashurinë e tyre para familjarëve dhe miqve në Kishën e Shën Mërisë në Eccleston. /GazetaSinjali/