Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli së fundmi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” ka marr disa vendime për t’i hequr nga lista e miqve disa nga ata që i konsideronte të tillë.
Pasi në listen e tij të ndjekësve më nuk figuron as moderatorja e BBVA, Arbana Osmani e as regjisori Eduart Grishaj me të cilët Luizi u duk se pati raporte të mira.
Pasi Luizi la të kuptohet se pas Arbanës dhe Eduartit e ka radhën Efi për ta hequr nga Instagrami, kjo e fundit është treguar më e shpejtë pasi ish-konkurrentja e cila shquhej për miqësi të pashoq me Luizin, nuk e ndjek më artistin në rrjetin e saj social.
Duket se Luizi ende nuk është informuar për lëvizjen e saj të fundit, pasi vazhdon ta ndjekë Efin në Instagram.