Në Komunën e Pejës sot do të ketë protestë për shkak të grevave në arsim.
Këshilli i Prindërve të kësaj Komune ka paralajmëruar se protesta do të organizohet për të kërkuar ndërprerjen e grevave dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.
Protesta ka marrë edhe pëlqimin e Komunës, e cila ka lejuar organizimin dhe mbajtjen e saj, me fillim nga ora 12:00, në qendër të qytetit.