image "Prindërit e mi ëndërronin të ktheheshin në Kosovë", Dua Lipa flet për periudhën si refugjate

Bota e Yjeve

“Prindërit e mi ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”, Dua Lipa flet për periudhën si refugjate

news image

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka folur për periudhën kur ajo ishte refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.

Artistja ka theksuar se prindërit e saj gjithmonë kanë ëndërruar të ktheheshin në Kosovë.

 “Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë ajo për revistën ‘W Magazine’.

Ndërsa, revista ‘W Magazine’ ka shkruar për prejardhjen e Dua Lipës, duke thënë se artistja vjen nga një familje muzikantësh, por gjuha e saj e parë është shqipja.

“Ajo vjen nga një familje liberale e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, shkruan ‘W Magazine’.

Tutje, ‘W Magazine’ ka theksuar se kur Dua Lipa ishte 11-vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile.

“Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë. Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11 vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullësisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh”, vazhdon më tej shkrimi i revistës ‘W Magazine’. /Gazeta Sinjali/