image Prindërit e Hashim Thaçit përfundojnë vizitën e tyre në Hagë, çmallen me të birin

Sociale

Prindërit e Hashim Thaçit përfundojnë vizitën e tyre në Hagë, çmallen me të birin

news image

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra e Haxhi Thaçi, tashmë kanë përfunduar vizitën disa orëshe në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku kanë takuar djalin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Prindërit e ish-presidentit kanë qëndruar pothuajse tërë ditën, në vizitën e tyre në Hagë, duke u çmallur sado pak me të birin e tyre.

Babai Haxhi Thaçi dhe nëna Hyrë, janë parë teksa kanë dalë nga qendra e paraburgimit në Hagë ku edhe kanë përfunduar vizitën e tyre atje.

Kujtojmë se Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte dhe që atëherë nuk është takuar me prindërit e tij fizikisht.

/GazetaSinjali/