Prindërit dhe anëtarët e familjes së nxënësve të shkollës së mesme, të cilët ndodhen në paraburgim për pjesëmarrje në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq, në Graçanicë, kërkuan lirimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave serbe, njëri nga prindërit, Miri Markoviç, tha se kjo ishte një rrahje ‘shkollore’ e cila nuk duhej të ndodhte, duke shtuar se fëmijët duhet të lirohen nga masa e paraburgimit.
“Është në interesin tonë që fëmijët të lirohen, sepse kanë ndodhur gjëra shumë më të këqija kur askush nuk është dërguar në paraburgim. Është turp që fëmijët janë në burg. Ne kërkojmë që të gjithë fëmijët të lirohen. Sepse ata bënë që gjithë publiku të shqetësohej nga një situatë e padëmshme. Të dy bashkëmoshatarët e tyre në shkollë dhe ne si prindër”, tha Markoviç.
Ai theksoi se gjithë situata është ngritur në një nivel më të lartë, edhe pse çështja nuk ka të bëjë fare me politikën.
Vëllau i njërit prej të arrestuarve, Bojan Živić, tha se vëllau i tij nuk mori fare pjesë në rrahje dhe se ka shkuar në polici si dëshmitar, por që përsëri u arrestua.
“Vëllai im u thirr si dëshmitar në stacionin e policisë. Ata thanë se ishte një dëshmi dhe pastaj ne u informuam se ai do të ndalohej për 48 orë. Askush nuk e di pse” tha ai.
Për shkak të përleshjes në Llapnasellë të Graçanicës, Gjykata Themelore shqiptoi masën e paraburgimin prej 30 ditësh ndaj shtatë të rinjve M.R, .Z, L.K, B.Zh, D.N, M.J dhe D.T, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje./Gazeta Sinjali/