image Princi kërkon që të mos e quajnë më princ, kjo është arsyeja

Bota e Yjeve

Britani/ Princi kërkon që të mos e quajnë më princ, kjo është arsyeja

news image

Princi Harry ka kërkuar që tash e tutje askush të mos i drejtohet sipas titullit të tij mbretëror.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një ceremonie në Edinburg, ku u kërkoi organizatorëve që ta thërrasin thjesht Harry.

Këtë gjë ai e kërkoi pasi që paraprakisht ka marrë vendim, bashkë me bashkëshorten e tij, Meghan, që të mos i përdornin titujt mbretëror gjatë jetës së re, të cilën pritet që ta fillojnë larg familjes mbretërore. Një muaj nga largimi përfundimtar i princit britanik nga detyrat mbretërore dhe rifillimi i jetës në Amerikën e Veriut, Harry ka kërkuar që t’i drejtohen thjesht me emër.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Edinburg, princi kërkoi që të mos i drejtohen me titullin “Lartësia e tij mbretërore”.

Para fjalimit, udhëheqësja e ngjarjes, Ayesha Hazarika, u tha të ftuarve: “Ai e bëri të qartë se ne të gjithë duhet ta thërrasim Harry”. Edhe pse Harry nuk do të njihet më si “Lartësia e tij Mbretërore, ai ende do të jetë princ. Çifti jeton aktualisht në Kanada bashkë me të birin e tyre Archie, por Harry është kthyer në Britani të martën, kanë raportuar mediat lokale.

Në kuadër vizitës në Londër, Harry do të vizitojë të premten studiot në Abbey Road, ku Beatles regjistruan 11 nga 13 albumet e tyre. Synimi është që aty ta takojë këngëtarin, Jon Bon Jovi, dhe Korin e bendit “Invictus Games”, të cilët janë duke e realizuar një projekt të ri për bamirësi.

Pos heqjes dorë nga titujt, Harry dhe Meghan kanë bërë të ditur se nuk duan që të mbështeten në fondet publike gjatë jetës së tyre të re. Për këtë shkak, mbretëresha Elizabeth është pajtuar për një periudhë transicioni, gjatë së cilës duka dhe dukesha e Sussexesit do të kalojnë kohën në Kanada dhe në Britaninë e Madhe.