image Princi Harry: Përdora drogë kur aplikova për vizë në SHBA

Botë

Princi Harry: Përdora drogë kur aplikova për vizë në SHBA

news image

Princi Harry informoi autoritetet amerikane se ai kishte përdorur drogë në të kaluarën kur aplikoi për vizën e tij. Burime pranë Dukës së Sussex-it këmbëngulën se Harry u kishte thënë zyrtarëve amerikanë të vërtetën për përdorimin e kanabisit, kokainës dhe ‘kërpudhave magjike’ kur ai aplikoi për qëndrim në Kaliforni.

Harry zbuloi në kujtimet e ‘Spare’ se ai kishte përdorur droga rekreative, duke ngritur pikëpyetje se si u lejua të hynte në SHBA.

Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

Sipas ligjit amerikan, kushdo që aplikon për vizë për të jetuar dhe punuar në Amerikë duhet t’i përgjigjet pyetjes “po” ose “jo” pyetjes: “A jeni apo keni qenë ndonjëherë përdorues droge apo i varur nga droga?”.

Fondacioni Heritage me bazë në Uashington thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesi amerikan të kuptojë nëse princi ka deklaruar përdorimin e drogës./abcnews.al

/GazetaSinjali/